Villat në Rugovë, Peci, Prokurorisë: Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet?
14 maj 2023
| 15:49
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Prokuroria po hesht karshi keqpërdorimeve – që ai thotë se i ka denoncuar – në Rugovë.
Rasti ka të bëjë me disa vila në Stankaj të Rugovës që sipas Pecit, janë të ndërtuara në tokën e shtetit.
Ato u ndërtuan nga njerëzit që e kanë pasur mandatin për ta ruajtur pronën shtetërore e jo për ta keqpërdorur atë, thotë Peci.
“Çile guri gojën prokuroria, Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë pasur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkroi Peci në “Facebook”.
“Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë”, shkroi ai ndër tjerash.