Vilson Sinishtaj mesazh studentëve shqiptarë në SHBA: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës, udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni.

12 prill 2025 | 22:33

Politikologu i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Vilson Sinishtaj ka marë pjesë në një panel diskutimi me studentët shqiptarë dhe anëtarë të AASO e organizuar në Michigan State University.

Ky takim theksoi Sinishtaj më rikujtoi bindjen e palëkundur: e ardhmja jonë është e ndritur, sepse ndërtohet mbi zgjuarsinë, pasionin dhe përparimin e vazhdueshëm të brezave të rinj.

“E pranova ftesën me shumë dëshirë, sepse besoj thellësisht se përfshirja në organizata të tilla është një përvojë që formon, lidh dhe ndriçon rrugën drejt lidershipit. Mesazhi im për studentët ishte i thjeshtë, por thelbësor: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës — udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni”- ka shkruar Sinishtaj.

Ja postimi plotë:
Të jesh pranë rinisë është gjithmonë frymëzuese. Këtë e përjetova edhe një herë si pjesë e panelit diskutues me studentët shqiptarë dhe anëtarët e AASO në Michigan State University — një takim që më rikujtoi bindjen time të palëkundur: e ardhmja jonë është e ndritur, sepse ndërtohet mbi zgjuarsinë, pasionin dhe përparimin e vazhdueshëm të brezave të rinj.
Si ish-anëtar i bordit të kapitullit themelues të AASO-së, e shoh këtë organizatë jo thjesht si një grup studentor, por si një themel të rëndësishëm të komunitetit tonë — një hapësirë ku të rinjtë tanë më të përgatitur bashkohen me qëllim, vizion dhe dëshirë për të kontribuar përtej vetes.
E pranova ftesën me shumë dëshirë, sepse besoj thellësisht se përfshirja në organizata të tilla është një përvojë që formon, lidh dhe ndriçon rrugën drejt lidershipit. Mesazhi im për studentët ishte i thjeshtë, por thelbësor: Mos qëndroni vetëm pjesëmarrës — udhëhiqni, ndërtoni, frymëzoni dhe mbi të gjitha, bashkohuni.
Të dashur studentë shqiptarë:
Jehona e Malësisë ju fton jo vetëm të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë, por të jeni zëri dhe forca që e çon përpara. Kontributi juaj është thelbësor për të zgjeruar ndikimin tonë, për të forcuar bashkësinë tonë, dhe për të udhëhequr një brez të ri shqiptarësh krenarë, të bashkuar dhe të angazhuar — në Michigan, në gjithë SHBA-në, dhe në trojet tona.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për komunitetin tonë shqiptar.🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Gjyla Halili
11/04/2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur njohjen e Kosovës…