Vin Diesel akuzohet për sulm seksual
22 dhjetor 2023
| 08:43
Ish-asistentja personale e aktorit amerikan Vin Diesel e ka paditur atë, duke e akuzuar për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “Fast Five” në vitin 2010.
Avokati i aktorit tha se klienti i tij “e mohon këtë pretendim në tërësi”, raporton BBC.
Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi atë në një mur ndërsa ai kryente akt seksual me vetveten.
Ajo, po ashtu, pretendon se kompania e tij e pushoi atë nga puna disa orë pas sulmit të supozuar.
Jonasson ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit.