Vinales triumfon në Malajzi, Marquezi thyen rekordin historik
03 nëntor 2019
| 13:24
Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez nuk arriti të fitonte në pistën e Malajzisë, pasi u rendit i dyti dhe vendi i parë shkoi për Maverick Vinales, por sërish bëri një garë spektakolare.
Marquezi u nis nga vendi i 11-të, pasi u rrëzua në provat e lira dhe fitoi 9 pozicione gjatë garës duke u ngjitur në podium. Ai vendosi rekord për pikët e grumbulluara brenda një sezoni, pasi tani numëron 395 pikë. Vinales zhvilloi një garë përfekte dhe fitoi me meritë të plotë. Vendi i tretë në podium shkoi për Andrea Dovizioson, ndërsa “Doktori” Valentino Rossi zhvilloi një garë pozitive. Ai u rendit i katërti duke marrë një rezultat të mirë.