Vinalesi fiton në Australi
Maverick Vinales siguroi një fitore dominuese në Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP, këtë të dielë, teksa kampioni i sapokurorëzuar i botës Marc Marquez u detyrua të dilte në mënyrë dramatike nga gara, duke zgjatur edhe më tej tersin e tij në pistën “Phillip Island”.
Piloti spanjoll i Yamahas, i cili e nisi garën nga vendi i dytë dhe mori kryesimin pas tërheqjes së Marquez, arriti kështu fitoren e tij të parë për këtë sezon, duke lënë pas krahëve Andrea Iannonen me Suzuki. Piloti i Ducatit, Andrea Dovizioso e mbylli garën në vendin e tretë, duke shtuar mundësitë për të dalë nënkampion i sezonit, pasi rivali i tij më i afërt, Valentino Rossi nuk shkoi më shumë sesa vendi i 6.
Edhe pse feston për këtë sezon, pati sërish zhgënjim për Hondën dhe Marquezin, i cili siguroi titullin e 6 kampion bote në klasin mbretëror në Japoni, javën e kaluar. Marquez regjistron një statistikë shqetësuese: ka dështuar të përfundojë garën në Australi në tri raste, 2014, 2016 dhe 2018. /TCH/