Vinca: Kosova po vdes moralisht
22 prill 2018
| 16:11
Për profesorin dhe studiuesin Agim Vinca, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është jetëshkurtër.
Ai ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për ta ndryshuar gjendjen në të cilën aktualisht është Kosova.
Në një intervistë dhënë për “KosovaPress”-in, Agim Vinca, ka thënë se korrupsioni, mosrespektimi i ligjit, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe nepotizmi janë sëmundje të rënda që ka Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës si kurrë më parë nuk kanë qenë më keq sikurse sot, madje ai ka theksuar se Kosova mjerisht po vdes moralisht.
Duke folur për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ai ka thënë se ky institucion është i papërgjegjshëm për ta kryer misionin për të cilin është themeluar.