Vinca: Moslejimi i Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, poshtërsi

18 mars 2025 | 15:32

Profesori, studiuesi dhe poeti Agim Vinca sot ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale, vendimin e së cilës, për moslejimin e Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të ndjerit Haxhi Thaçi, e ka quajtur poshtërsi.

Reagim i plotë i profesor Agim Vincës:

“Moslejimi i Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, të ndjerit Haxhi Thaçi, është jo vetëm padrejtësi, por edhe poshtërsi.

Ndarja e fundit e bijve nga prindërit është një nga aktet më sublime të jetës njerëzore.

Duke mos ia mundësuar ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Dhomat e Specializuara në Hagë treguan fytyrën e tyre çnjerëzore.

Vetëm në letërsinë e absurdit ndodhin gjëra të tilla.

Ngushëllime Hashimit për humbjen e babait!

Ngushëllime gjithë familjes Thaçi!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar në lidhje pasi që Kosova,…