Vinicius: Adhuroj Neymarin, por s’jam tifoz i Barcelonës

02 nëntor 2021 | 13:26

Mediat raportuan se braziliani Vinicius Junior është tifoz i Barcelonës dhe që donte kalimin në “Camp Nou”, para se t’i bashkohej Real Madridit, në çastet e fundit.

Por, Vinicius thotë se nuk ka qenë asnjëherë tifoz i Barcelonës, thjeshtë ka admiruar Neymarin, njësoi siç pëlqen edhe tani dhe yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

“Asnjëherë nuk kam qenë tifoz i Barcelonës. Gjithmonë e kam admiruar Nejmarin, ku do që shkonte dhe njerëzit ndonjëherë e keqkuptojnë. Jam dhe gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit. Nuk është që e mbështes PSG ose Manchester Unitedin sepse jam tifoz i Neymarit dhe Ronaldos. Është admirim për idhujt e mi. Dua t’i bëj tifozët e lumtur. Real Madridi më ofroi më pak para, por më besuan dhe më dhuruan projektin më të mirë”, ka thënë Vinicius. Ndërkohë, Vinicius është duke shkëlqyer nën urdhrat e Carlo Ancelottit këtë sezon te klubi madrilen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 32-vjetorin e rënies së…