Vinicius: Ancelottin e dua te Brazili
13 prill 2023
| 15:25
Vinicius Junior ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Chelseat. Sulmuesi brazilian ishte protagonist në dy golat me asistimet e tij.
Në prononcimin pas ndeshjes, Vinicius lëshoi mesazhe dashurie për Realin dhe trajnerin Carlo Ancelotti.
“Do të doja të qëndroja përgjithmonë te Reali: klubi më i mirë në planet. Është emocion i veçantë të luash në Ligën e Kampionëve. Ancelotti? Për mua ai është trajneri më i mirë në botë. Do të doja që të ishte trajneri im te Reali edhe te Brazili”, ka thënë braziliani.