Vinicius: Bellinghamit i kërkoja çdo ditë të vinte në Real Madrid

05 tetor 2023 | 14:29

Është vetëm 20-vjeç, por mund të quhet me plot gojën lojtari i momentit. Jude Bellingham është duke shkëlqyer në “aventurën” e tij të re, te “galaktikët” e Real Madrid, teksa deri më tani ka arritur të shënojë 8 gola e të dhurojë 3 asistime, në 9 ndeshjet e para me “Los Blancos” mes La Liga e UEFA Champions League.

Për transferimin e anglezët në “Bernabeu” ka bërë një koment të shkurtër dhe “fantazisti” i sulmit, Vinicius Junior, i cili në një intervistë është shprehur se i dërgonte çdo ditë shokut të tij të skuadrës, mesazhe ku i kërkonte të vinte në Real Madrid.

“Unë absolutisht doja që Bellingham të vinte në Real Madrid. I dërgova Jude shumë mesazhe vitin e kaluar, ia dërgoja pothuajse çdo ditë për t’i thënë transferohu te ne”, u shpreh ylli brazilian i “galaktikëve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e James O’Brien si…