Vinicius: Dëshira ime është të qëndroj në Real

12 shkurt 2025 | 12:38

Braziliani, Vinicius Jr padyshim është ndër yjet kryesor të Real Madridit. Ai bëri asistimin që i dha Real Madridit fitoren 2-3 ndaj Manchester Cityt në “Etihad”.

Ditë më parë kishte zëra për largimin e tij me skuadrat nga Arabia Saudite që iu vunë pas brazilianit. Mirëpo është vet Viniciusi, ai që konfirmoi se dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë kontratën e re me Realin.

“Po flasim për kontratë të re. Dëshira ime është të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, të bëj histori për Real Madridin”. “Dëshiroj të qëndroj gjithmonë e më gjatë! Shpresoj që në ditët në vijim të zgjidhim gjithçka për të qëndruar për një kohë të gjatë”, u shpreh Viniciusi. Braziliani, këtë sezon ka bërë 30 paraqitje ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 11 asistime për “Galaktikët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, është shprehur i nderuar për…