Vinicius: Dua të qëndroj gjatë në Real

10 janar 2022 | 12:11

Pas disa ditësh mungesë si pasojë e infektimit me Koronavirus, Vinicius është kthyer në fushë për Realin. Për brazilianin ka qenë një kthim me dygolësh në fitoren 4-1 kundër Valencias. Duke folur pas takimit, Vinicius ka theksuar dhe një herë faktin se të ardhmen e tij e sheh vetëm në Madrid.

“E ardhmja ime është e qartë, dua të qëndroj për shumë vite në Madrid dhe të fitoj sa më shumë trofe me Realin”, ka thënë Vinicius.

Sipas mediave spanjolle, Vinicius dhe Reali kanë rënë dakord që të ulen në verë për të vendosur për rinovimin e kontratës së brazilianit, ku parashikohet përmirësimi i kushteve financiare të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka deklaruar se nëse…