Vinicius: Duam ta fitojmë ‘Tripletën’

27 gusht 2024 | 14:14

Vinicius Junior është i uritur për të fituar trofe të tjerë. Sulmuesi brazilian e inspiroi Real Madridin drejt suksesit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar, ndërsa së fundmi e fitoi edhe Superkupën e Evropës.

Kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë” nuk e ka fshehur dëshirën dhe objektivin për ta fituar “Tripletën” në këtë sezon. “Çdo vit objekti yni është të fitojmë sa më shumë tituj të jetë e mundur. Copa del Rey gjithmonë na largon nga ‘Tripleta’ sepse luhet kundër skuadrave të vështira gjatë gjithë janarit, e cila është periudha kur ka më së shumti ndeshje për t’u luajtur. Kompeticioni i Kupës përfundon për t’i komplikuar paksa gjërat, por është motivuese për ta fituar më në fund një ‘treshe’ të trofeve”, ka deklaruar ylli brazilian në një intervistë të gjatë të dhënë në “CNN”. “Natyrisht, prioritet është Liga e Kampionëve, që është kompeticioni më i vështirë, më pas vjen kampionati dhe më tutje Kupa.

Secili e ndien presionin për shkak të peshës së Championsit dhe për shkak se Real Madridi e do gjithmonë këtë trofe”, ka shtuar Vinicius Junior. “Dhe, jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët janë ata që e kërkojnë, pra për ta fituar këtë kompeticion. Objektiv yni është të mundohemi t’i fitojmë të gjitha dhe më në fund t’ia dalim ta fitojmë ‘Tripletën’”, nënvizoi tutje braziliani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola thotë se Erling Haaland është “i pazëvendësueshëm” për…