Vinicius: Jemi gati për një natë magjike në ‘Bernabeu’

01 maj 2024 | 16:25

Bayern Munchen dhe Real Madridi janë ndarë baras 2-2, në sfidën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes ka folur futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili ka thënë se do të jetë natë magjike në “Santiago Bernabeu”.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë, por kështu është kjo garë. Të dyja skuadrat kanë shumë cilësi dhe mund të kenë shanset e tyre. Duhet të mbajmë kokën të qetë. Ne do të shkojmë të japim gjithçka për t’u larguar nga Bernabeu të kualifikuar për në Londër”, ka thënë Vini Jr.

“Jam shumë i lumtur që mund të shënoj dy gola. Tani është koha për një natë magjike në shtëpi”, shtoi ai. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka…