Vinicius Jr pritet të shpërblehet me kontratë të re
08 tetor 2023
| 14:19
Vinicius Jr ishte përsëri njëri nga protagonistët e fitores së Real Madrid në duelin ndaj Osasunës me shifrat 4-0.
Sulmuesi brazilian ka realizuar golin e tretë, në minutën e 65, ndërsa pas takimit në intervistën për mediat spanjolle, ka folur për kontratën e re.
“Është gjithmonë nderë të luaj për Real Madrid, për tifozët e tij dhe dashurinë që e kanë për mua. Jam shumë i lumtur këtu dhe dëshiroj të jem tek Real Madrid për gjithë jetën”, ka thënë Vinicius pas ndeshjes ndaj Osasunës.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, marrëveshja e re mes dy palëve është arritur, vetëm ka mbetur të zyrtarizohet