Vinicius Jr refuzon ofertën e majme nga Arabia Saudite
Arabia Saudite ka tentuar të joshë Vinicius Jr, por sulmuesi i Realit të Madridit ka refuzuar propozimin e çmendur, duke preferuar qëndrimin te “Los Blancos”.
Al Ahli është klubi që provoi të tundonte goleadorin latin me një ofertë të majme në aspektin financiar. Arabët i ofrojnë lojtarit një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale rreth 200 milionë euro. Ndërkohë që aktualisht përfiton rreth 11 milionë euro në sezon në La Liga.
Vinicius, i cili ka një klauzolë shitjeje 1 miliard euro, nuk ka ndërmend të lëvizë nga Realit, teksa as drejtuesit e klubit legjendar nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.
Sulmuesi u transferua në 2018 nga Flamengo në Madrid për 45 milionë euro dhe deri tani numëron 93 gola në 263 ndeshje në të gjithë kompeticionet me ekipin e Carlo Ancelottit.