Vinicius Junior, lojtari më i mirë i ri i sezonit në Ligën e Kampionëve
31 maj 2022
| 13:10
Sulmuesi i talentuar i Real Madridit, Vinicius Junior është zgjedhur lojtari më i mirë i ri i sezonit në Ligën e Kampionëve.
Këtë përzgjedhje e ka bërë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s pas përfundimit të sezonit 2021/22 të ligës elitare evropiane.
Sulmuesi brazilian e pati një sezon të jashtëzakonshëm me “Los Blancos”. Ai madje ia siguroi Realit titullin e 14-të të kampionit evropian pasi e shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Liverpoolit në Paris.