Vinicius: U munduan të më diskreditonin, por jam më i miri në botë

18 dhjetor 2024 | 16:00

Vinicius Junior ka marrë hak. Pas dëshpërimit që nuk ia dhanë “Topin e Artë”, ylli brazilian u zgjodh futbollisti më i mirë në botë për vitin 2024 nga FIFA.

Një kurorëzim dhe mirënjohje për atë që e bëri 24 vjeçari gjatë vitit që po e lëmë pas duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.

Një triumf të cilin Vinicius ka dashur ta festonte kështu në rrjetet sociale: “VENI, VIDI, VICI. Sot shkruan ai djaloshi që ka parë shumë idhuj duke e ngritur lart këtë trofe… dhe tash është i tij. Ose më mirë të them, ka arritur momenti im. Është momenti ta them… po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë”, ka shkruar fillimisht në “Instagram”, ylli brazilian i “Los Blancos”.

“Provuan dhe u munduan të më diskreditojnë, të më nënçmojnë. Askush nuk mund të më tregojë se për kë duhet të luftoj, se si duhet të sillem. Kur isha në ‘Sao Gonçalo’, sistemi nuk brengosej për mua dhe unë pothuajse u gëlltita prej tij. Kam fituar për mua, për familjen time, duke gjetur aq shumë mbështetje në këtë rrugëtim të gjatë: Flamengo, Real Madrid, Kombëtarja braziliane, qindra bashkëlojtarë të skuadrës në rrugëtimin disavjeçar… personat që më shoqërojnë çdo ditë, njerëzit që më admirojnë. Jam më i miri i botës”, ka shtuar Vinicius Junior.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vinicius Jr. ⚡️🇧🇷 (@vinijr)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Gjykata Speciale për Kosovën,…