Vinicius vazhdon kontratën me Realin

31 tetor 2023 | 15:48

Real Madrid dhe braziliani Vinicius Jr, kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur mes palëve.

Futbollisti e ka zgjatur kontratën me mbretërit deri më 30 qershor 2027. 23-vjeçari kishte mbërritur në Madrid para pesë vjetësh, në vitin 2018-të.

Ai kishte debutuar për Real Madrid Castilla më 26 gusht. Vinicius në gjashtë sezonet e kaluar, i ka luajtur 235 ndeshje për “mbretërit”.

Braziliani ka shënuar 63 gola dhe i ka fituar gjithsejtë nëntë tituj. Sot, ai është tashmë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid në vitet e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore…