Viniciusi me statistika më të mira se Messi
Vinicius Junior (18-vjeçar) është një nga diamantet e rinj të futbollit evropian që shpreson të jetë në majën e tij.
Braziliani u transferua në Madrid për 45 milionë euro. Është vetëm 18-vjeçar dhe projektohet si një lojtar i madh. Ai i ka surprizuar të gjithë me nivelin dhe përshtatjen e menjëhershme te Reali.
Statistikat janë ato që i japin të drejtë, përveç faktit që ka bërë ndeshje të mira në dukje. Ka arritur të shënojë 4 gola, të japë 9 asistime në 25 ndeshjet e zhvilluara në 4 kompeticione të ndryshme (kampionat, Kupë, Botëror Klubesh dhe Champions). Ai ka qenë titullar në 16 ndeshje.
I krahasuar me Leo Messin, braziliani ka statistika më të mira në sezonin e tij të parë në futbollin profesionist spanjoll. Messi në vitin e parë luajti vetëm 9 ndeshje si titullar. Atij iu deshën 7 ndeshje për të gjetur golin e parë dhe erdhi në javën e 34-t kundër Albasetes. Në Ligën e Kampionëve ai luajti vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku Barcelona u mund 2-0 kundër Shahtjorit.
Nëse Lopetegui mendonte se Viniciusit i duhej kohë për t’u përshtatur dhe për të qenë vendimtar, Solari e aktivizoi menjëherë. Madje, në “El Clasicon” e 6 shkurtit impakti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Ai luajti aq mirë, sa e detyroi Valverden të merrte masat nga krahu i djathtë i mbrojtjes së tij. Messit i duhej të priste për të qenë në skenën e madhe të futbollit. Nën urdhrat e Rajkarditi ai ishte i grumbulluar për “El Clasicon” e vitit 2004, por nuk luajti asnjë minutë me shokët e skuadrës Ronaldinho-Eto’o.
Ai u aktivizua në “El Clasico” një vit më vonë (2005-2006) dhe luajti 70 minuta duke asistuar golin e parë të Etosë. Ronaldinho shënoi dy golat e tjerë dhe u duartrokit nga kundërshtarët.