Viniciusit i hiqet kartoni i kuq nga Federata spanjolle e futbollit

24 maj 2023 | 00:44

Viniciusit iu hoq kartoni i kuq që e mori kundër Valencias të dielën.

Këtë vendim e mori Federata spanjolle e futbollit.

Braziliani u ndëshkua pas përplasje me futbollistin e ekipit kundërshtar, Hugo Duron.

Siç raportojnë mediat, lojtari i “Los Blancos” dyshohet se e kishte goditur futbollistin e Valencias.

Federata u deshtë ta anulonte vendimin pasi që VAR-i nuk kishte treguar se lojtari i Valencias e kishte dorën rreth qafës së Viniciusit para goditjes.

Kësisoji Komisioni i Garave vendosi që t’ia heq “kartonin e kuq”.

Braziliani do të jetë i lirë të luajë kundër Rayo Vallecanos, të mërkurën mbrëma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza, Aleksis…