Viola von Cramon ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

16 qershor 2022 | 15:57

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

Ajo në një intervistë për “Nova.rs”, ka thënë se Serbia duhet po ashtu të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE në një moment, ne duhet të shohim se ka një angazhim për mbrojtjen e mjedisit, reformën në drejtësi, por edhe politikën e jashtme. Për sa i përket politikës së jashtme, përfshihen sanksionet kundër Rusisë. Nuk bëhet fjalë për ‘ose-ose’.  Kishte shumë të ftuar nga vende të ndryshme dhe mesazhi nga të gjithë ne ishte shumë i ngjashëm dhe tingëllon kështu: sanksione kundër Rusisë dhe reforma. Anëtarësia nuk është falas”, ka thënë von Cramon.

E pyetur për deklaratat e fundit nga liderët evropian në drejtim të Serbisë, se kjo e fundit duhet ta njohë Kosovën, pasi që anëtarësimi në BE është i mundur vetëm përmes një gjëje të tillë, raportuesja për Kosovën në PE, ka thënë se këto deklarata nuk janë diçka e re dhe se ata presin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kjo gjithashtu nuk është diçka e re. Së fundi, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ne presim njohjen e pavarësisë. Pra, po, kjo është ndoshta hera e parë në letër, siç është shkruar zyrtarisht, por siç e ka thënë tashmë Olaf Scholz, dhe në fakt ai vetëm përsëriti atë që është e dukshme dhe mendoj se është një mesazh shumë i rëndësishëm”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, von Cramon, ka kujtuar edhe obligimet Kosova duhet t’i përmbush përfshirë këtu zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Të dyja palët duhet të japin dhe unë së fundi dhashë një intervistë në Prishtinë në të cilën ia kujtova palës kosovare obligimet e fundit: zbatimin e vendimit të gjykatës për Manastirin e Deçanit, për të përgatitur një projekt-plan për themelimin e Unionit të Komunave Serbe. Obligimet ekzistojnë edhe nga pala kosovare dhe sigurisht që po punojmë për këtë”, ka deklaruar von Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka vendosur që…