Viola Von Cramon: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, qytetarët meritojnë të lëvizin lirshëm

08 korrik 2022 | 19:39

Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon ka folur edhe niher për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Cramon përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi duhet të lëvizin lirshëm.

“Për fat të mirë, shumica e kolegëve tanë në europarl_fr, janë më të ditur dhe mbështesin Kosovën në përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Sot gjatë ditës, Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se kjo është “çmenduri që duhet ndalur”.

“Kosova ishte në programin Parlamentit Evropian këtë javë. Ne kundërshtojmë zgjerimin në BE të këtij shteti. Ne gjithashtu kundërshtojmë heqjen e vizave për shumë shtetas të tyre. Koha ta ndalim këtë çmenduri. Thuaj jo”, ka shkruar ajo.

Për këtë tashme ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,

Ndaj saj ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke i thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se liberalizimi nuk ndërlidhet me zgjerimin.

Ndryshe, Franca dhe Holanda janë dy shtetet që aktualisht po e bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamjet tronditëse kur qëllohet për vdekje ish-kryeministri japonez…