Viola Von Cramon: Nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
29 maj 2020
| 10:34
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit, Hashim Thaçi.
Von Cramon përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të këtij vendimi të gjykatës, dhe se ndryshimet duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime në peisazhin politik, duhet t’i kërkoni ato në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga populli mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon për të zgjidhur problemet”, ka shkruar Von Cramon.
(M.Q / Epoka e re)