Viola von Cramon, Serbisë: Dënojeni invazionin rus, koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar
Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian është shprehur se është koha e fundit që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të dënojë agresionin rus në Ukrainë.
“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mosanimi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vetizolim”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
It is high time for @SerbianGov and @predsednikrs to publicly condemn the #Russian #invasion in #Ukraine 🇺🇦.
Time of sitting on two chairs is over.
Non-alignment with the whole of #Europe 🇪🇺 on this will put #Serbia in self-isolation. https://t.co/wojB7ymG3L
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) February 25, 2022