Viola von Cramon-Taubadel të hënën mban konferencë për medie në Prishtinë
21 tetor 2022
| 12:53
Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për medie javën e ardhshme, të hënën, në orën 9:30.
Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, raportuesja e Parlamentit Evropian do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së në Prishtinë, një pjesë e veçantë e konferencës për medie do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.