Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi emërohen anëtarë të ri të PZAP-it

24 janar 2025 | 12:18

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka emëruar me shumicë votash  Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqin, si anëtarë të ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Husaj-Rugova ka marrë dhjetë vota nga anëtarët e KGjK-së, ndërsa Bardiqi tetë vota.

Anëtarja e re e PZAP-së është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërsa Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Mandati i tyre është 4-vjeçar.

Pjesë e garës për anëtar të PZAP-së ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana…