Violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli, dekorohet nga presidenti i Austrisë

25 dhjetor 2022 | 03:00

Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i Orkestrës Filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën, shkruan albinfo.ch.

I papërsëritshëm do të mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i bëri muzikantët vjenezë të luanin Moxartin, duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë. Shkëlzen Doli, e ka deklaruar vazhdimisht:

“Jam shqiptar dhe nuk krenohem me asgjë tjetër, veç vendit tim”.

Doli ka lindur në Elbasan më 1971, dhe më pas është rritur në Gjakovë. I shkolluar për muzikë në Vjenë, Shkëlzen Doli shumë shpejt arriti që të bëhej pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995. Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Europa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

Ai ka themeluar edhe Vienna Philarmonic Ensemble, me të cilin performon në vende të ndryshme të botës  krahas muzikës më të mirë botërore edhe motivet shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysmë milion njerëz infektohen çdo ditë nga Covid-19 në një…