VIPA-t që ‘thyen’ rregullat në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

19 qershor 2023 | 00:44

Moderatorja e famshme Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk zbuluan asnjë detaj nga dasma e tyre, por mesa duket disa prej të ftuarve të tyre nuk duruan dot, duke ‘thyer’ rregullat e vendosura nga çifti më i ri i showbizit.

Disa prej VIPA-ve shqiptarë postuan foto nga dasma e zhvilluar të shtunën në Toskana të Italisë, duke treguar për publikun disa detaje nga dasma.

Ka qenë Marcela Lati që ka zbuluar pak detaje nga fustani i nusërisë, i cili përbëhet nga material dentelle të bardhë.

Arbër Bytyqi ka postuar në Instastory një foto ku duket vetë dhe në sfond dasma, ndërsa në një foto tjetër të menusë që Arbana dhe Eduarti zgjodhën.

Nga ana tjetër Yll Limani ka postuar foto jashtë ambientit të dasmës, ku duken shtëpitë ikonike të qytetit italian.

Por ditën e ceremonisë, ai publikoi disa nga lulet dekoruese, ndërsa ka shkruar në postim: Nuk po m’ lojnë me postu kurrgjë qito lule thanë bon mi qit.

Ish opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka publikuar një foto bashkë me partneren e tij, ndërsa janë kombinuar të dy në ngjyrë të zezë.

E veshur me një fustan me lule, këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk ngurroi të tregonte për ndjekësit se ishte kombinuar me të voglën e saj Ajkën. Në sfond duken detaje nga dekori me drita në një prej ambienteve të dasmës së çiftit.

Ende nuk dihet se çfarë modeli fustani zgjodhi moderatorja e Big Brother VIP, ndërsa na ngelet të presim nga çifti detajet e dasmës përrallore në një prej vendeve më romantike në botë, Toskana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit thonë se dashuria është e verbër, por një studim…