Virale në rrjet/ Çfarë e lidh vogëlushen Layla me kryeministrin Boris Johnson?

18 korrik 2022 | 12:18

Pamja e jashtëme është shumë e rëndësishme, teks shpesh mund të na bëjë dhe virale në rrjetet sociale.

E njëjtë dhe historia e mëposhtme. Flokët biondë të Layla-s, 18-muajshe, bënë që mamaja e saj Charlotte t’i vinte nofkën Boris, sepse ajo duket si kryeministri britanik Boris Johnson.

Kjo është një gjendje e rrallë të cilën e kanë vetëm 100 njerëz në botë.

Mami Charlotte Davis, 28, tha për The Sun: “Ndonjëherë ne e quajmë atë Boris sepse flokët e saj janë thjesht të pakontrollueshëm, pavarësisht se çfarë bëjmë me to, flokët e saj nuk do të shkojnë kurrë drejt.”

“Ne kemi provuar të gjitha llojet e tharjes, por asgjë nuk ndodh.”

Gjendja e pazakontë, zakonisht përmirësohet me kalimin e kohës, normalisht në adoleshencë, për një arsye ende të panjohur për shkencëtarët.

Shkencëtarët besojnë se vetëm 100 njerëz janë  të prekur nga kjo gjendje e pazakontë.

Shkaktohet nga një mutacion në gjenet e përfshira në formimin e boshteve të flokëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqytetit do t’i shtohen edhe 31 autobusë të rinj, disa…