“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, aktivistët mbushin muret e Mitrovicës me grafite
25 prill 2021
| 23:22
Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit e Mitrovicë.
Përmes një postimi në Facebook u tha se këto grafite denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë dhe përtej.
“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në postim.