Virologu gjerman parashikon fundin e pandemisë
Dinamika aktuale e koronavirusit në Gjermani është ajo që e ka bërë virologun Christian Drosten të arrijë në përfundimin se jemi në fazat “e fundit të pandemisë”.
Qëndrimi i Drosten bazohet në faktin se, ndryshe nga fillimi i pandemisë, tashmë mjaftojnë disa “faktorë të vegjël” për t’i dhënë fund një vale. Për shembull, ndryshimi i klimës. Por, tani po vjen dimri dhe bashkë me të, i ftohti dhe një transmetim më i madh i viruseve të frymëmarrjes, si gripi apo koronavirusi.
Megjithatë, virologu sheh si të mundshme edhe një “valë të butë dimri” në muajt në vijim, tani që vaksinat janë bërë më të përhapura dhe që një pjesë e madhe e popullsisë është infektuar me këtë sëmundje, të paktën një herë, rreziku për t’u sëmurur në të ardhmen është më i ulët, thotë eksperti.
“Kur një virus i ri takon për herë të parë një popullatë të rritur të pambrojtur, ka reaksione imunologjike të paparashikueshme, siç e pamë në fillim të pandemisë. Megjithatë, me viruse endemike infektohesh për herë të parë në fëmijëri, ndaj reagimi imunitar është i ndryshëm. Kjo së shpejti do të zbatohet edhe për Sars-CoV-2”, deklaroi Drosten.
Duke analizuar situatën epidemiologjike, Drosten nuk beson se virusi mund të evoluojë në një variant më të rrezikshëm në afat të shkurtër./A2CNN