Virologu thotë se maskat dhe dorëzat janë të rrezikshme
Virologu i famshëm italian Fabrizio Pregliasco ka këshilluar që maskat vihen kot nga njerëzit të cilët nuk janë pozitivë me virusin Covid 19.
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit por, është e kotë. Mjafton ta mbani distancën prej të paktën një metër”, tha ai.
Madje shtoi se maska dhe dorëzat mund të shndërrohen në problem.
“Jo vetëm po përdoret kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe dorëza ju jeni të prirë që të bëni marrëzira: prekni gjërat me dorëza dhe më pas prekni gojën me dorëza duke menduar se jeni i qetë. Por, nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që ta ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes. Le t’i lajmë duart dhe ta mbajmë distancën”, shtoi ai.
Pregliasco thotë se kjo prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Sipas tij, problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. “Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet, por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe dorëza”, vijoi ai.
Këshilla e tij mbetet: “Lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë sesa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”
Fjalët e virologut italian janë përcjellë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në postimin e tij në “Facebook”.