Virus i ri në Kinë, studiuesit paralajmërojnë rrezikun
Të paktën 45 persona janë infektuar në Kinë me virusin misterioz që i përket së njëjtës familje ku bën pjesë edhe SARS, siç njihet ndryshe sindroma respiratore akute.
Shifra është dhënë nga autoritetet kineze, por sipas shkencëtarëve të Kolegjit Imperial të Londrës, ajo mund të jetë shumë më e lartë.
Studiuesit, të cilët kanë paralajmëruar për rrezikun OBSH-në, thonë se njerëzit e infektuar mund të jenë mbi 1 mijë e 720.
Për të arritur në këtë konkluzion, ata janë bazuar në 3 rastet e verifikuara jashtë Kinës, në Tailandë dhe Japoni, ku 2 pacientë kanë ndërruar jetë.
Të infektuarit, sipas gjasave, janë në Vuhan, kryeqytet i provincës Hubei, në qendër të Kinës, ku dhe janë regjistruar të gjitha rastet e cituara nga autoritetet.
“Më 30 dhjetor, Kina raportoi rënien e sëmundjes respiratore në Vuhan. Jemi shumë të shqetësuar për këtë sepse i atribuohet një virusi të ri të familjes Korona, të cilin nuk e kemi hasur më parë”, është shprehur Dr. Nancy Messonnier nga Qendra për Sëmundjet Imunitare dhe Respiratore.
Shkencëtarët përdorën bazën e të dhënave të fluturimeve ndërkombëtare që nisen nga aeroporti i Vuhanit për këtë qëllim./Euronews