Virusi HPV ‘pushton’ drerin
09 gusht 2019
| 11:21
Një fotografe nga Minnesota ka bërë publike imazhet e një dreri të mbushur me lytha. Sipas saj, ky është rasti më i keq i një kafshe që ka parë në 15 vjet. Julie Carrow fotografoi drerin të mbushur me aq shumë lytha sa nuk mund t’i shihte as sytë. Kjo gjendje i është shkaktuar nga papillomavirus, i njohur më shumë si HPV tek njerëzit. Imazhet janë bërë virale dhe kanë nxitur reagim online që të merren masa për t’i dhënë ndihmë drerit.