Virusi korona Britaninë e godet rëndë edhe në ekonomi

13 prill 2020 | 11:32

Ministri britanik i Financave u ka thënë kolegëve të vet në kabinetin qeveritar, se ekonomia e vendit mund të tkurret deri në 30 për qind në çerekun e dytë të këtij viti për shkak të pandemisë.

Numri i lartë i viktimave të reja në periudha njëditore ka lënë pak shpresë se qeveria mund t’i lehtësojë masat e izolimit. Të dielën shifra e të vdekurve nga koronavirusi në Britani shkoi në mbi 10 000 dhe një këshilltar i lartë shkencor i qeverisë tha se Britania mund të bëhet vendi më i prekur nga virusi në Evropë.

Qeveria është përballur me kritika në lidhje me masat e marra për shkak të testeve të pamjaftueshme dhe dyshimeve se reagimi i shtetit ka qenë shumë i ngadalshëm, shkruan “The Guardian”.

Gazeta “The Times” raportoi se ministri Rishi Sunak ka biseduar me kolegët e vet dhe ka thënë se është e mundshme që prodhimi vendor të bie për 25 deri në 30 për qind nga prilli deri në qershor.

Duke cituar ministra pa i identifikuar, kjo gazetë raportoi se ministri i Financave po kërkon që masat e izolimit të lehtësohen për shkak të ekonomisë. Megjithatë, disa ministra të tjerë thuhet se e kanë kundërshtuar këtë thirrje për shkak të rrezikut nga përhapja më e madhe e virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo verë do të sjellë një revolucion të vërtetë në…