Virusi Korona e ka lënë me pasoja Boris Johnsonin, vetë e tregon problemin

27 maj 2020 | 09:24

Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili e fitoi betejën me Covid-19, pavarësisht se iu desh të qëndronte disa ditë në spital, ka shfaqur probleme me sytë. Në konferencën e djeshme Johnsoni është shfaqur me syze, ndërsa theksoi se kishte probleme me shikimin. “Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë ai.

Problemet me shikimin janë renditur si simptoma të Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Edhe në Angli institucionet shëndetësore përmendin vetëm simptomat si ethet, kolla e thatë dhe humbja e shijes.

Johsnoni u infektua me Covid-19 disa javë më parë dhe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij u dërgua në spital. Megjithatë, ai u shërua plotësisht dhe vijon të qeverisë në Britaninë e Madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Produktet e prodhuara në Serbi janë rikthyer në tregun e…