Virusi korona ka të ngjarë të bëhet sezonal
06 prill 2020
| 09:28
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shndërrohet në sëmundje sezonale, duke e theksuar nevojën urgjente për gjetjen e një vaksine dhe trajtimeve efektive.
Ai tha për televizionin CBS se edhe kur virusi të vendoset nën kontroll, bota ende duhet të jetë e përgatitur për kthimin e tij. “Derisa nuk e vendosim nën kontroll në nivel global, ka gjasa të mira që virusi të marrë një natyrë sezonale”, tha Fauci.
Ditë më parë Anthony Fauci u kërcënuar se do të vritet.