Virusi Korona përhapet edhe nëpërmjet seksit

08 maj 2020 | 09:21

Burrat që kanë qenë të infektuar me koronavirus e që janë shëruar duhet ta ndërpresin  marrëdhënien seksuale për një kohë pasi që ka mundësi që ta transmetojnë virusin Korona nëpërmjet spermës, thuhet në një studim të ri.

Pacientët në Kinë, të cilët dhuruan mostra disa ditë pasi simptomat e virusit u ishin venitur, shfaqën prova të Covid-19.

Gjetjet i kanë lënë shkencëtarët të shqetësuar se sëmundja vdekjeprurëse mund të transmetohet seksualisht. Shefat e shëndetësisë po këshillojnë njerëzit që t’i shmangin marrëdhëniet intime për një kohë të caktuar pas përfundimit të simptomave të tyre.

Në spermën e njërit pacient në studim, në Spitalin Komunal Shangqui në Provincën Henan, u gjet virusi 16 ditë pas shërimit.

“Abstenenca ose përdorimi i prezervativit mund të konsiderohet mjet parandalues për këta pacientë”, shkruhet në studim, të botuar në revistën “Journal of the American Medical Association”.

Nuk dihet ende nëse prania e Covid-19 në këllqe ndikon në aftësinë riprodhuese të burrave.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një injeksion i thjeshtë, që ngjall shpresat se mund t’i…