“Virusi nuk po kursen as fëmijët e vegjël”, Krasniqi: Po përjetojmë një valë të rëndë

09 shtator 2021 | 16:50

“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Mendojmë se varianti ‘Delta’ ka fituar shumë sa i përket mundësisë që përhapet. Kjo valë po përcillet edhe me prekje të grupmoshat e reja, madje duke mos kursyer edhe fëmijët e vegjël, madje kemi pasur humbje edhe jete te gratë shtatzëna”.

Kështu është shprehur drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi për “A2 CNN”, teksa ka folur për situatën e pandemisë në Kosovë.

Krasniqi ka theksuar se në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës janë trajtuar edhe qytetarë nga Shqipëria. Madje, ai ka treguar se aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore.

“Sa i përket pacientëve nga Shqipëria, ne kemi trajtuar kryesisht pacientë në spitalin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Sot, kemi 8 pacientë që po merr trajtim në këto dy spitale, njëri prej tyre po merr trajtim në spitalin e Prizrenit dhe 7 qytetarë të tjerë në Gjakovë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku,…