Virusi po kthehet në Kinë, të hënën janë raportuar 49 raste
15 qershor 2020
| 09:43
Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë thënë të hënën se kanë pranuar raporte për 49 raste të reja të konfirmuara me COVID-19. Bëhet fjalë për rastet e së dielës.
Në raportin e publikuar një ditë më parë ishin 57 raste.
39 prej rasteve të reja janë të bartura brenda vendit. 36 raste janë në Pekin, ndërsa numër i njëjtë është raportuar edhe një ditë më parë. Është numri më i madh i rasteve të reja që prej lehtësimit të masave.
Ndërkohë dhjetë raste të reja janë të importuara. Një ditë më parë ishin 19 raste të importuara, kanë njoftuar autoritetet.