Visar Azemi i LDK-së: Nuk mbahet shteti me subvencione, Kosova ka nevojë për zhvillim
12 nëntor 2024
| 22:14
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e energjisë.
Ai në emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka thënë se LDK me programin “Rruga e Re”, ka plan konkret për zhvillimin e ekonomisë.
“Tri pesëshe: 5 % rritje ekonomike, 5 miliardë euro investime dhe 5 miliardë euro buxhet”, ka thënë Azemi.
Sipas tij, shteti nuk mbahet me subvencione. Azemi ka thënë se kësaj qeverie nga paaftësia, i ka mbetur buxheti pa harxhuar.
Visar Azemi ka ripërsëritur zotimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që koeficienti të rritet 150 qysh në javën e parë.