Visar Bunjaku licencohet nga FIBA si Instruktor i Gjyqtarëve

04 mars 2025 | 16:14

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, gjyqtari vendor, Visar Bunjaku është licencuar nga FIBA si Instruktor i Gjyqtarëve në vendin tonë.

Konfirmimi ka ardhur nga Departamenti i Operacioneve të Gjyqtarëve të FIBA-s, që ka njoftuar FBK-në për licencimin e gjyqtarit Visar Bunjaku, si Instruktor i Gjyqtarëve, duke përfunduar me sukses rikualifikimin e FRIP Nivelit 1 dhe do të vazhdojë të mbajë kualifikimin e tij (me prioritet për të punuar në nivel kombëtar).

Gjyqtari Visar Bunjaku ka përfunduar me sukses pesë (5) vlerësime online për të marrë rikualifikimin e FRIP L1:

✅️A. Parapërgatitje/OBR2024
✅️B. Parapërgatitje IOT & 3PO 2024
✅️C. Studim në shtëpi
✅️D. Studim në shtëpi / Njohuri mbi Basketbollin 2022
✅️E. Studim në shtëpi / Njohuri mbi Gjykimin 2024
🏀Federata e Basketbollit e Kosovës i dëshiron suksese në pozitën e re, duke bërë vendin dhe FBK-në krenar me të arriturat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka para duelit me…