Visar Ganiu: Aroma e LIBRIT është ilaçi i vërtetë i shpirtit të njeriut

25 prill 2022 | 10:09

Në  Ditën Botërore të librit,  kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka vizituar Bibliotekën qendrore “Cvetan Dimov”, e cila gjendet në objektin e Komunës së Çairit.

“Në Ditën  Botërore të Librit qëndruam në mesin e mbi 100 mijë librave që gjenden në Bibliotekën qendrore “Cvetan Dimov”, e locuar në objektin e Komunës së Çairit. Në këtë vend tejet të çmueshëm që është pjesë e bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” të Qytetit të Shkupit, takuam edhe përgjegjësen Adije Shehu Destani bashkë me bibliotekistët me të cilat diskutuam mbi rëndësinë e librit e të leximit”, ka deklaruar Ganiu.

Ai ka shtuar se gjatë takimit gjithashtu janë informuar se lexuesit në këtë bibliotekë mund të gjejnë libra nga zhanret më të ndryshme për shkollat fillore, të mesme, për studentët, romanet më të reja edhe atë në tri gjuhë shqip, maqedonisht e turqisht. “Ndërkohë, u zotova se si Komunë e Çairit gjithmonë do të jemi të gatshëm të ndihmojmë këtë bibliotekë, e rrjedhimisht edhe të gjithë lexuesit e saj”, ka thënë kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij…