![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/visar-kastrati.jpg)
Visar Kastrati ndan drejtësinë në Ligën e Kampionëve U19
31 tetor 2022
| 12:59
Në mesjavë zhvillohet takimi ndërmjet skuadrës çeke FC Viktoria Plzen dhe asaj spanjolle FC Barcelona, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve për të rinj U19.
Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit nga Kosova, Visar Kastrati. Kastrati do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 12:00 në “Stadion TJ Přeštice”, në Çeki.