Visar Peja mes lotësh flet për vdekjen e babait

23 nëntor 2020 | 12:00

Pas mesnate është ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore, Ismet Peja.

I biri i të ndjerit, Visar Peja, në një intervistë në programin e mëngjesit në “Klan Kosova” ka bërë me dije se problemet shëndetësore ishin të pa përballueshme për babain e tij.

“Rreth orës 01:00 pas mesnate ka ndërruar jetë. Ishte një sëmundje që nuk arriti ta përballoj, një sëmundje që e ka pasur prej shumë më herët por iu ripërtëri”.

“Mosha e bëri të vetën dhe kësaj radhe nuk doli fitues”.

“Prej 2 nëntorit nuk ndihej mirë pasi pati një atak në zemër dhe në tru në të njëjtën kohë. Me ndihmën e mjekëve u munduam që ta rehabilitojmë por ishte e pamundur. Derisa java e fundit apo tre ditët e fundit ishim më të rënda dhe mbrëmë dha frymën e fundit”, ka deklaruar Visar Peja.

Mes lotësh Visari ka kërkuar falje që nuk po arrin të flas për shkak të dhimbjes që ndjen.

Visar Peja - KTHEVA KRYT NGA GJAKOVA (Official Video HD) ZICO TV - YouTube

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë lamtumirë këngëtarit…