
Visar Ymeri: GPD-ja do të votojë kundër demarkacionit
20 mars 2018
| 17:08
Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve (GPD), Visar Ymeri, ka thënë se deputetët e këtij grupi do të votojnë kundër Projektligjit për ratifikimit e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Grupi jonë nuk e voton këtë marrëveshje”, ka thënë Ymeri.
Ai ka thënë se kushdo që e ka ndërruar mendjen për demarkacionin, duhet t’ju tregojë qytetarëve se Kosova humbi 8 mijë e 200 hektarë.