Vdes babai i Visar Ymerit
07 gusht 2018
| 20:52
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), dhe njëherësh deputet nga kjo parti, Visar Ymeri ka treguar se sot i ka vdekur babai i tij, Musli Ymeri.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme në ora 13:00 në fshatin Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës. “Njoftoj të gjithë miqtë se sot ka ndërruar jetë babai im Musli Ymeri. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë 8 gusht 2018, në varrezat e fshatit Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës, në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e Ymerit.