Vishaj: Covidi po çrregullon enët e gjakut dhe po shkakton probleme kardiake

03 korrik 2022 | 08:55

Numri i rasteve me Covid-19 në Kosovës është rritur ditët e fundit.

Virusi që morri shumë jetë njerëzish në mbarë botën e shkaktoi kaos shëndetësor e ekonomik, po del të jetë edhe me shumë komplikime pas shërimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se nga virusi më së shumti atakohen mushkëritë, por që janë vërejtur pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake.

Doktor Vishaj ka folur edhe për dozën e katërt të vaksinës, duke theksuar se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga IKShPK-ja.

“Rekomandimet dhe protokollet të cilat dalin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe rekomandimet që jepen nga Ministria e Shëndetësisë nga të gjithë ne duhet të respektohen.

Sëmundja e Covidit lënë pasoja pothuajse në të gjitha organet, por më tepër lë pasoja në mushkëri. Duke shkaktuar fibrozë të mushkërive, por mund të lërë pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake”, ka thënë ai.

Rreziku i importimit të infeksionit Lija e majmunëve është një realitet, por lajm të mirë përbën fakti se të dhënat e deritashme tregojnë se ky virus nuk ka as për afërmi shpejtësi të përhapjes si të Covid-19.

Sa i përket përhapjes së lisë së majmunëve Vishaj se ka pasur vetëm një rast të dyshuar, që rezultoi negativ. Sipas doktor, Vishaj përhapja e kësaj sëmundje nuk është si Covid-19, sepse ka një shpërndarje më të vogël, raporton EO.

“Ende nuk kemi pasur raste të regjistruara me linë e majmunëve. Vetëm një rast që kemi dyshuar dhe ka rezultuar negativ. Edhe kjo sëmundje që është e pranishme në vende të Evropës Perëndimore paraqet sfidë për shëndetin publik.

Përhapja nuk është si Covidi që ka një përhapje shumë të madhe. Të dhënat e fundit të organizatës së shëndetit publik kanë treguar se nuk është emergjente për momentin prania e lisë së majmunëve në popullatë globale në përgjithësi”, ka thënë Vishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, në raportin e fundit, ka njoftuar se…