Visoka, trajner i Drenicës
20 qershor 2024
| 12:00
Skuadra e Drenicës nga Skenderaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Megzon Visoka për të marrë drejtimin e shtabit teknik.
Në ambientet e FC Drenica dhe në praninë e presidentit Gëzim Ramadani dhe zëvendëspresidentit Çaush Dobra, është bërë prezantimi i trajnerit të ri të skuadrës Megzon Visoka.
“Klubi njofton së është arritur marrëveshje me trajnerin prishtinas i cili do të jetë ‘timonier’ i ekipit për edicionin e ri. Pas emërimit të kryetrajnerit, klubi do të vazhdoj punën për kompletimin e skuadrës dhe shumë shpejt do të njoftoheni me te rejat rreth përforcimeve dhe zhvillimit tjera rreth klubit”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi.
/Epoka e re/